Këto janë zonat e Tiranës që do jenë pa energji elektrike nesër

542
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se nesër në datën 25 prill do të kryhen punime në disa nënstacione në kryeqytet në kuadër të investimeve në rrjetin e shpërndarjes. Si pasojë e këtyre punimeve disa zona në kryeqytet do të jënë pa energji elektrike në oraret që janë pasqyruar më poshtë.
Punime në n/stacionin Farkë, ora 09:00-14.00
Pa energji do të jenë fshatrat: Picallë, Vishnjë, Arbanë dhe deri në Baldushk.
Punime në n/stacionin Rajonal, ora 10:00-14.00
Pa energji do të jenë: rruga “Njazi Meka”, rruga “Niko Avrami”, rruga “Halit Bega” .
Sigal