Këtë vit mungon vera përvëlusuese, vijojnë reshjet e shiut

602
Sigal

Si rrallë herë dy muajt e konsideruar më të nxehtë për vendin tonë, korriku dhe gushti do të kenë këtë vit temperature nën 40 gradë duke ofruar një verë jo shumë përvëluese sic jemi mësuar të kalojmë. Instituti meteorologjik parashikon temperatura më të pranueshme dhe ndryshe nga verat e shumë viteve të fundit ndërsa muaji qershor mbyllet me reshje shiu.

Të gjithë ata që i kanë bezdi temperaturat e nxehta në muajt e pikut korrik dhe gusht do të duhet të gëzohen. Meteorologët shqiptarë parashikojnë që të dy këto muaj do të shoqërohen me temperatura nën mesatare duke mos arritur 40 gradë . Instituti i Gjeoshkencave deklaron se nga vlerësimet e bëra deri më tani rezulton se kjo verë do të ketë temperatura jo shumë të larta edhe pse reshjet do mungojnë.

Për këtë verë presim që të jemi rreth 1.5 gradë nën mesataren shumëvjecare, pra një mesatare 1.5 gradë më pak se vera e kaluar. Temperaturat do të jenë nën 40 gradë për qytetin e Tiranës. Përsa i përket reshjeve, pritet të jenë 25-30% më të ulëta se mesataret shumëvjecare.

Por si parashikohet të jetë java në vazhdim? Mesaduket më në fund fundjava do të favorizojë të gjithë ata që kanë planifikuar të shkojnë në plazh

Ditët në vijim presim që vranësirat të jenë më të pakta gjatë ditës, pra do të jetë në përmirësim duke filluar që nga dita e nesërme, e enjta. Por akoma më shumë do të ndihet të premten dhe në fundjavë. Temperaturat do të rriten 1-2 gradë.

Mbrëmja e së mërkurës dhe e të enjtes pritet të shoqërohen me shkarkesa të forta elektrike por jo si ato të një jave më parë . Megjithatë i gjithë muaji qershor pritet të mbyllet me reshje shiu.