Këtë javë temperaturat mbi 40 gradë Celsius

536
Mot më i ngrohtë me temperatura mbi 40 gradë Celsius sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, na presin gjatë kësaj jave. Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe më i nxehtë, me vranësira mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Në pjesët lindore janë të mundshme reshje të përkohshme të shiut me bubullima të rralla. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. UV indeksi do të jetë 9. Temperatura do të arrijë deri 39 gradë Celsius. Vendi do të jetë nën ndikimin e masës edhe më të ngrohtë dhe të thatë të ajrit nga jugu, që do të shkaktojë rritje të mëtutjeshme të temperaturave të ditës, të cilat në pjesën më të madhe të vendit, do të jenë mbio 35 gradë, ndërsa në pjesën juglindore do të arrijë deri më 39 gradë Celsius. Veçanërisht mot i ngrohtë pritet nga mesi i javës, kur përgjatë Luginës së Vardarit dhe në pjesën juglindore një pjesë e temperaturave të ditës do të jenë mbi 40 gradë Celsius. Ende vlejnë rekomandimet për gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë me sëmundje kronike më të vjetër se 60 vjet që të jenë të liruar nga obligimet e punës. Ndërsa punëdhënësit t’i organizojnë aktivitetet e punonjësve ndërtimor në ambient të hapur me ç’rast të shmanget periudha nga ora 12:00 deri në orën 17:00 Për shkak të motit të ngrohtë është vendosur edhe kufizim i lëvizjes në pyjet dhe rripat pyjore në periudhën nga ora 7:00 deri në orën 17:00.
Sigal