Këshilltari i Ramës bie ‘viktimë’, Fate Velaj me Master te ‘Kristali’

891
Sigal

TIRANË- Mbyllja e universiteteve apo penalizimi i shumë të tjerëve, nxjerrë ‘zbuluar’ dhe ministren e Arsimit Lindita Nikolli, këshilltarin e Kryeministrit Rama, Fate Velajn, e shumë deputetë e funksionarë të lartë. Kështu dhe mjaft deputetë, por edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolli ka një diplomë të marrë në një nga universitetet, të cilëve iu është propozuar mbyllja.

Edhe këshilltari i Kryeministrit për Diplomacinë Kulturore dhe Rilindjen Europiane, Fate Velaj, ka gjithashtu një diplomë nga “Kristal”. Ai ka kryer një Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare në vitin 2011, me një tezë prej 73 faqesh, siç shkruan në faqen e tij personale në internet. Ja cilët janë ata:

LINDITA NIKOLLA  (Ministre e Arsimit): Në korrik 2010 ka kryer studimet Master në Administrim Publik, drejtimi “Pushtet Ekzekutiv”, pranë “Albanian University” .

ALBINA DEDA (Deputete e PD) 2010-2012:  Master i nivelit të dytë pranë ISSAT, Tiranë.

ARTAN GAÇI (Deputet i PS): Diplomuar në Drejtësi, Universiteti Kristal. BEDRI HOXHA  (Deputet i PD), Korrik 2009: Diplomuar në Universitetin Kristal,
Tiranë, dega Drejtësi.

SHKËLQIM SELAMI (Deputet i LSI) 2009-2011:  Master, “E Drejta Civile”, Universiteti Kristal, Tiranë.

YLLI SHEHU (Deputet i PR) 2006-2011: Fakulteti i Drejtësisë, Kristal

FATE VELAJ (Këshilltar i Kryeministrit, Edi Rama) 2011: Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare, pranë Universitetit Kristal.