Këshilli i Ministrave: Rikonstruktohet Pallati i Brigadave dhe disa godina me rëndësi të veçantë

601
Këshilli i Ministrave ka vendosur në mblëedhjen e sotme që të ngarkojë AKPT për të kryer procedurat për nisjen e konkursit për rikonstruktimin e disa Godinave me rëndi ët veçantë në kryeqytet si Pallati i Brigadave, Ish-Lidhja e Shkrimtarëve, Muzeu Historik Kombëtar, Vila nr.31, Teatri Kombëtar i Operas e Baletit dhe Ansambli Popullor dhe Gjykata e Lartë.
Ministrisë së Zhvillimit Urban, në buxhetin e miratuar për vitin 2015, për Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, do t’i shtohet fondi prej 65 000 000 (gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekësh, për përballimin e pjesshëm të shpenzimeve për realizimin e procedurave të prokurimit, sipas pikës 1, të këtij vendimi.
Vendimi i plotë të Këshillit të Ministrave.
Vendim për ngarkimin e agjencisë kombëtare të planifikimit të territorit për kryerjen e procedurave të prokurimit për realizimin e konkursit të projektimit për rikonstruksionin e disa godinave të një rëndësie të veçantë në qytetin e tiranës dhe për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2015, miratuar për ministrinë e zhvillimit urban, për agjencinë kombëtare të planifikimit të territorit
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ministrit të Drejtësisë, ministrit të Zhvillimit Urban dhe ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave 
V E N D O S I:
1. Ngarkimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për kryerjen e procedurës së prokurimit për realizimin e konkursit të projektimit, për përfitimin e projektit zbatues për rikonstruksionin e disa godinave të një rëndësie të veçantë në qytetin e Tiranës, përkatësisht:
a) Vila nr.31, në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare; 
b) Ish-Lidhja e Shkrimtarëve, në administrim të Ministrisë së Kulturës;
c) Muzeu Historik Kombëtar, në administrim të Ministrisë së Kulturës;
ç) Teatri Kombëtar i Operas e Baletit dhe Ansambli Popullor, në administrim të Ministrisë së Kulturës;
d) Pallati i Brigadave, në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;
dh) Gjykata e Lartë, në administrim të Ministrisë së Drejtësisë.
2. Ministrisë së Zhvillimit Urban, në buxhetin e miratuar për vitin 2015, për Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, t’i shtohet fondi prej 65 000 000 (gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekësh, për përballimin e pjesshëm të shpenzimeve për realizimin e procedurave të prokurimit, sipas pikës 1, të këtij vendimi.
3. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2015.

4. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.
Sigal