Këshilli i Ministrave/ Qeveria shpall 880 vende vakante në institucione dhe administratën publike. Ja profesionet dhe arsimi

643
Sigal

Qeveria shpall 880 vende vakante për administratën publike për 2020-n

Qeveria dje publikoi VKM, e cila bën fjalë për 880 vende pune vakante në institucione dhe administratën publike, pjesë e shërbimit civil. VKM-ja e qeverisë zbardh edhe vendet vakante, të cilat janë:

  1. a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 3;
  2. b) Për kategorinë e mesme drejtuese 59;
  3. c) Për kategorinë e ulët drejtuese 150;

ç) Për kategorinë ekzekutive 668.

  1. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm, në kategorinë ekzekutive, janë, si më poshtë vijon:

– Shkenca juridike;

– Audit i brendshëm;

– Shkenca ekonomike;

– Shkenca ekonomike/juridike;

– Shkenca shoqërore;

– Shkenca sociale;

– Histori-filologji;

– Shkenca mjekësore;

– Veterinari;

– Agronomi;

– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;

– Kimi;

– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

– Shkenca inxhinierike;

– Arkitekturë;

– Arkeologji dhe restaurime;

– Artet e bukura;

– Gjeodezi;

– Shkenca ekzakte;

– Shkenca edukimi;

– Mësuesi;

– Arsim i lartë ushtarak/policor;

– Arsim i lartë.

Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2020, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.