Këshilli Bashkiak vendos për ndërtesën e re të Bashkisë së Elbasanit

629
Sigal

Është mbajtur dje mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak në Elbasan, ku kryetari i këshillit, Blendi Himçi  ka theksuar se festa e Pavarësisë së Elbasanit ishte një festë që nuk pati dallime politike. Sipas tij qytetarët e Elbasanit e festuan në mënyrë dinjitoze. Ndërsa disa nga këshilltarët e tjerë është cilësuar shumë i mirë dhe bashkëpunimi që pati bashkia me disa nga institucionet e tjera si prefektura dhe qarku. Pika më e fortë që u diskutua në këtë mbledhje ishte dhe ndërtimi i godinës së bashkisë së re për të cilën u diskutua se pritet të vijë fondi, ku 3% është premtuar nga shteti dhe pjesa tjetër do të jetë nga donator të ndryshëm. Vendi se ku do të ndërtohet kjo godinë ende nuk është përcaktuar. Një tjetër pikë që u diskutua nga ana e kryetari Himçi ishte edhe kërkesa që nga të gjithë anëtarët e këshillit brenda datës 15 të sjellin relacione dhe kërkesa që kanë qytetarët pasi duhet të bëhet një projekt buxhet sa më real për vitin 2013 duke ju përshtatur nevojave të komunitetit. Një projekt vendim që u miratua ishte dhe dhënia e ndihmës ekonomike për muajin tetor për rreth 2411 familje. Të gjitha pika që ishin në rend dite u miratuan unanimisht. Gjithashtu, u dhanë edhe bursat për nxënësi e shkollës së mesme të pedagogjikes në Elbasan etj…