Këshilli bashkiak i Shkodrës pranon akordin me FSHF

502
Këshilli i Bashkisë Shkodër kaloi pa debate dhe me konsensus pjesën më të madhe të pikave të rendit të ditës, përfshirë edhe marrëveshjen me Federatën Shqiptare të Futbollit, lidhur me stadiumin “Loro Boriçi”.
40 votat e këshilltarëve i hapin kështu rrugë fondit të UEFA-s dhe finalizimit të këtij investimi madhor për Shkodrën, i cili vjen në vlerën e 15 milion eurove.
Surpriza ishte pika e 12 e rendit të ditës, ajo e zgjedhjes së dy anëtarëve të mbetur të Këshillit mbikqyrës të klubit të futbollit “Vllaznia”, që krijoi përplasje në qëndrimet e këshilltarëve.
“Projekti politik mund të dhunojë Vllazninë sepse menaxhimi i deritanishëm është i papërgjegjshëm dhe e ka sjellë Vllazninë në këtë nivel”.
“Si do të vazhdojë në janar dhe pas Kryetare, pasi njerëzve kam thënë edhe njëherë njerëzve u interesojnë rezultatet, nuk intereson bordi. Besoj që është një menaxhim i dështuar kështu. Me bord dhe kjo shoqëri aksionere e kanë verifikuar edhe rezultatet deri tani, ikën një bord dhe vjen një bord, mund ti ndërroni, mund të mos i ndërroni, rezultatet jam i bindur që do ti keni këto që janë”.
Vota e 26 e këshilltarit socialist, Renato Radoja, i vetmi që prishi bojkotin e të majtës në këtë votim duke dalë jashtë linjës së grupit u dha demokratëve edhe 2 anëtarët e ri të bordit Benjamin Nakon që mori 21 vota dhe Sytki Muçën që mori 24 vota.
4 këshilltarë të së djathtës nuk ishin në këtë mbledhje dhe nësë nuk do të kishte votuar Radoja, sërish votimi do të kishte rezultuar nul.
Sigal