Sigal

Këshilli Bashkiak i Elbasanit është mbledhur ditën e sotme në një protestë kundër ndotjes së ajrit që vjen nga mbetjet e naftës, të cilat derdhen në kanalet e kullimit.

Sipas Këshilltares Anisa Bahiti, rafineria e naftës është një ndër problemet shumë vjeçare të ndotjes së mjedisit të qytetit të Elbasanit.

Këshilltarët Bashkiakë u kanë bërë thirrje institucioneve përkatëse që të reagojnë urgjentisht për problemin e ndotjes së mjedisit.

 

Sot bashkë me koleget e mi të Keshillit Bashkiak bëme një “tubim” paqësor pranë ambjenteve të uzinës së rafinerisë së naftës në Balldren . Me thëne të drejtën nuk kisha shkuar me parë në ktë zonë dhe të qendroja për disa orë , por sot tek pershkoja rrugën për të shkuar aty për një çast ndala dhe mendova me vete :Zot si jetojnë keta njerez ketu, aty çdo gjë ishte mbytëse prej eres që të zinte frymën. Rafineria e naftës është ndotës jo vetëm e ajërit, por është tepër e rëndë situata me mbetjet e naftës që derdhet në kanalet e kullimit , dhe kjo nuk eshte e para here që ne si Keshilltare behemi bashkë sepse kjo rafineri i është shtuar problemeve shumëvjeçare të ndotjes së mjedisit në qytetin tonë, të shkaktuara nga një numër i madh biznesesh industriale si uzina e ferrokromit, ajo e prodhimit të çelikut e kompanisë “kurum international”, fabrika të gëlqeres, e tullave refrektare apo disa industri të tjera më të vogla. Të gjitha këto industri i kane shkaktuar dhe po i shkaktojnë ndotje në shkallë të gjerë të ajrit, ujërave dhe tokës, si dhe kanë lënë gjurmë në shëndetin e popullatës, e cila vuan në nivele të larta të sëmundjeve tumorale dhe atyre të rrugëve të frymëmarrjes.Ndaj ne sot ishim bashkë për qytetaret e Elbasanit dhe për ti bere thirrje institucioneve perkatese qe të reagojne në menyrë urgjente . Shendeti yt, shendeti yne eshte ne rrezik,prandaj herën tjeter ne ftojme të gjithe qytetaret e Elbasanit ti bashkohen kesaj proteste paqësore. Sepse ne nuk do jemi të pozicionuar politikisht kur kryefjala eshte shëndeti dhe jeta e qytetarëve .