Këshilla: Ja si të zgjoni hormonet gjatë verës

568
Duket e vështirë madje si e pamundur arritja e një seksualiteti të kënaqshëm falë hormoneve tona, por njihet rëndom në shoqëri që fatkeqësisht, njerëzit nuk dinë si të përfitojnë nga efektet pozitive që ato përcjellin në dëshirën dhe kënaqësinë seksuale të çiftit.
Hormonet, të njohura ndryshe si molekulat e euforisë janë neurotransmetuesit të cilët prodhohen përgjatë gjithë jetës sonë në situata të ndryshme fizike dhe marrëdhëniesh njerëzore. Për të përfituar efektet e tyre pozitive, për të favorizuar urinë seksuale dhe për të gjetur kënaqësinë, njerëzit kanë aftësinë e tyre natyrale për të provokuar në mënyrë indirekte prodhimin e këtyre molekulave.
Mos nguroni në aktivitete fizike që ju çlodhin: Ecje të shpejtë, aplikoni notin dhe ushtrime të vogla fizike gjatë ditës. Kjo përpjekje do t’ju sjellë mirëqenie fizike e psikologjike (falë prodhimit të endorfinës).
Krijoni kontakte fizike: Përqafohuni me njëri-tjetrin, krijoni mundësi të masazhoheni dhe gjithçka jashtë kontekstit seksual. Kjo gjë ju ndihmon të ulni nivelin e stresit dhe të nxisni dëshirën vetjake për kontakte fizike (prodhimi i oksitoksinës).
Merrni rreze dielli: Gjatë stinës së verës përpiquni që të merrni të paktën 20 minuta rreze gjatë një dite (bëhet e mundur nxitja e prodhimit të dopaminës dhe serotoninës që stimulojnë humorin e mirë)
Konsumoni çokollatë: Konsumoni çokollatë të zezë dhe mundohuni të krijoni situata surprize me pjata ëmbëlsirash që përmbajnë çokollatë. (Në këtë rast ju stimuloni adrenalinën, e cila ju ndihmon në nxitjen e ndjenjës së kënaqësisë.
Sigal