Kërkonte të zgjeronte aktivitetin, por shqiptarit i shkon huq. Kapet me kokainë e marijuanë

567
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane.me akuzën për trafik droge. Operacioni është kryer nga Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza, ku janë sekuestruar 20 kg drogë në total, 11 kokainë dhe 9 marijuanë. Droga ishte e destinuar për tregun në Parma dhe në zonat përreth.
Rreth mesit të tetorit, skuadra e lëvizshme e Parmas zbuloi se po vinte një ngarkesë e madhe kokaine, me përfshirjen e disa shqiptarëve që banonin në Mantova.
Nga hetimet e policisë së Mantovas, doli se T.S., një shtetas shqiptar 37-vjeçar, rezident në Viadana – i njohur për precedentë të ndryshëm – po kërkonte të hidhte kokainën në treg.
Ndërkohë edhe Guardia di Finanza po hetonte për drogën me të cilën merrej 37-vjeçari. Autoritetet kuptuan se bëhej fjalë për një shpërndarës të vogël që kërkonte një “kërcim cilësie”, veçanërisht në Parma, ku lëvizte shpesh.
Të shtunën më 4 nëntor, agjentët panë T.S. teksa i dorëzonte shtetasit me iniciale M.Z., 27 vjeç një kuti që përmban 8 pako me kokainë, në total 8 kg. Forcat e Guardia di Finanza më pas hynë në apartament, ku gjetën edhe 2 kilogram kokainë. Po kështu në një garazh në Viadana, janë gjetur më shumë se 9 kg marijuanë. Policia sekuestroi edhe 11,000 euro cash. Të dy shqiptarët u arrestuan.
Sigal