Kërkoi favore seksuale, KLD pezullon gjyqtarin Shyqyri Çobo

466
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pezulluar nga detyra gjyqtarin e Beratit, Shyqyri Çobo, pasi ngacmoi seksualisht një 32-vjeçare, e cila kishte nisur procedurat e divorcit me bashkëshortin e saj. Më herët Gjykata kishte vendosur pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Beratit, ndërkohë që ai u pezullua edhe nga KLD, vendim që u mor në mbledhjen e sotme të këtij institucioni. Shyqyri Çobo akuzohet për korrupsion pasiv në formën e kërkimit të favoreve seksuale. Ka qenë 32-vjeçarja me inicialet I.T., që kallëzoi gjyqtarin. Çobo kishte në ngarkim çështjen e divorcit të saj me bashkëshortin.
Sigal