Kërkoi favore seksuale, arrest me burg për shefin e policisë në Velipojë

504
Sigal

Eshtë dhënë masa e arrestit me burg për shefin e stacionit policor në Velipojë, i cili dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”.  Rreth orës 12 ka nisur seanca gjyqësore, e cila zgjati rreth 45 minuta. Ernest Paluku është shoqëror në gjykatën e Shkodrës nga forcat policore, pa pjesëmarrjen e mediave dhe familjarëve.  Ditën e djeshme u bë e mundur arrestimi i Ernest Paluku nga ana e SHKB-së, pasi duke shfrytëzuar detyrën e tij funksionale, ka kërkuar favore seksuale nga shtetasja Rudina M., 32 vjeçe, banuese në Angli, e cila ishte paraqitur në Stacionin e Policisë Velipojë për të bërë një kallëzim për dhunë dhe keqtrajtim nga bashkëshorti i saj.