Kërkohet polici i Tiranës, i përfshirë në trafikun e 421 kg marijuanë

636
Një efektiv i policisë në Tiranë është shpallur në kërkim pasi dyshohet se është i përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.
Policia e Durrësit arrestoi një 40-vjeçar me inicialet B.H me banim në Gjirokastër, pasi rezulton i lidhur me një sasi të konsiderueshme droge, prej 421 kg e 450 gr Marijuanë. Kjo sasi lënde narkotike u zbulua një ditë më parë gjatë një kontrolli në fshatin Thumanë në dy automjete. 
Policia e Durrësit thotë se ka shpallur në kërkim efektivin e policisë me inicialet S.O me banim në Tiranë, pasi nga hetimet e kryera dyshohet se është i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
“Është njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, e cila ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra dhe nisjen e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë. Po punohet për gjetjen e tij dhe vënien në dispozicion në kryerje të hetimeve”, thotë policia në një njoftim zyrtar.
Sigal