Kërkohet një riformatimi i marrëdhënieve me diasporën shqiptare

649
Sigal

Konferenca
për diasporën duhet të sjellë një produkt të ri më marrëdhënien diasporë-shtet

Nga
Blerina SERJANI

Diaspora, si fjalë
referuar fjalorit, ka prejardhjen nga greqishtja e lashtë. Me “diasporë” në
lashtësi identifikoheshin popuj ose grupe etnike që linin vendlindjet dhe shpërndaheshin
për të jetuar në vende të tjera. Me të  njëjtin term, apo me termin në shqip “mërgatë”,
quajmë sot shqiptarët të cilët për arsye historike, politike dhe ekonomike kanë
 emigruar dhe jetojnë  në  vende të  ndryshme të  botës. Vitet e fundit është për shkak të shpërnguljeve
masive është përdorur edhe termi “emigrantë”. Diaspora shqiptare, historikisht ka
luajtur dhe luan një rol të rëndësishëm në jetën shoqërore dhe ekonomike të  vendit tonë. Ndikimi i saj është ndjerë qysh thellë
në Mesjetë, në periudhën e Rilindjes Kombëtar, sidomos në kohën e Fan Nolit dhe
Faik Konicës, kur zëri i saj në mbrojtje të interesave kombëtare kishte një
peshë të jashtëzakonshme me ndikim në kanceleritë perëndimore, e deri më sot
kur të  ardhurat që  dërgojnë emigrantët, (reminitancat) përbëjnë
dhe llogariten si një  vlerë  e shtuar për buxhetin e shtetit. Diaspora jonë,
kjo “pasaportë” e madhe shqiptare që prezantohet në botë si një  pjesë  e
pandarë e Shqipërisë dhe e vlerave tona kombëtare, deri tani ka egzistuar dhe
vepruar si një faktor i lirë, i paprogramuar dhe i pakoordinuar si duhet me
strukturat dhe institucionet e vendit amë. Shqiptarët si popull shquhen për “eksporte”
cilësore të kapitalit njerëzor, për dërgata me aftësi të spikatura
intelektuale. Shembulli i rilindasve tanë,  të  shkolluar në  universitetet më  të  njohura të  perëndimit, lindjes dhe Mesdheut, arritën që  me mënçurinë dhe urtësinë  e tyre, jo vetëm të bënin emër të mirë, duke u
përfshirë në jetën politike dhe kulturore të  vendeve ku studiuan dhe jetuan, por prej andej
luftuan pavarësinë, kulturën dhe progresin e shtetit amë. Shqipëria komuniste me
izolimin ekstrem dhe ajo post-komuniste me zhvillimet kaotike të tranzicionit
krijuan një distancë dhe boshllëk në përdorimin e këtij aseti të jashtëzakonshëm
njërëzor. Duke qënë në prag të mbajtjes të Samitit të  Diasporës që do të mbahet me inisiativë të
Qeverisë dhe MPJ në datat 18 – 20 nëntor në Tiranë, që përbën një  ngjarje të rëndësishme, të menduar mirë, por
edhe e vonuar, është me interes të hedhim një vështrim të shkurtër mbi marrdhënien
diasporë – shtet amë.

Vendet
fqinje të rajonit

Vendet fqinje të
rajonit kanë eksperiencat e tyre për të rregulluar në mënyrë shumë efikase
çështjen e marrëdhënive me diasporat e tyre, duke krijuar struktura të veçanta
të posaçme me karakter të trefishtë: për t’i ardhur në ndihmë shtetasve të tyrë
që jetojnë dhe punojnë jashtë për të garantuar të drejtat e tyre njerëzore, për
t’i afruar sa më shumë me zhvillimet dhe investimet në shtetit amë dhe për të
promovuar dhe mbrojtur vlerat dhe të drejtat e shtetit amë në botë. Për të mos
u zgjatur, vendi fqinë Greqia, duke riformatuar për herë të parë pas
rizgjedhjes qeverinë Alexis Tsipras një javë më parë, përfshiu në strukturën e
re “Sekretari i Shtetit për grekët homogjen duke caktuar në këtë post të rëndësishëm
një përfaqëues të njohur të diasporës greke të quajtur Terrence Spencer Kouik. Sipas
disa të dhënave të botuara në studimin “Historia e trojeve dhe e diasporës
shqiptare” të autorit Sh.Hysi (SHBLU – Tiranë 2007) komunitetet shqiptare të
shpërngulura në shekuj dhe në vitet e fundit llograriten në numër si më poshtë:
SHBA afro 700 mijë, Turqi rreth 2 milion, në Itali rreth 350 mijë (pa
llogaritur arbëreshët), në Greqi 700 mijë pa llogaritur më shumë se një million
arvanitasit dhe çamët brenda dhe jashtë Greqisë). Kanada 80 mijë, Argjentinë 80
mijë, Zvicër 80 mijë, Francë 30 mijë, Australi 50 mijë, Rumani 25 mijë,
Bullgari 25 mijë, Egjipt 20 mijë. Në këto statistika nuk përfshihen shqiptarët
e shtetit të Kosovës, të atyre që jetojnë në trojet e tyre në Mal të Zi, Sërbi,
Maqedoni dhe vende të tjera ballkanike, pasi që natyrisht mardhëniet me to përfshihen
në kategorinë tjetër “shqiptarët e trojeve”. Në vendin tonë pranë Ministrisë së
Punëve të Jashtme, përveç përfaqësive diplomatike, (ambasada e konsullata), për
marrdhëniet me diasporën vepron Drejtoria e Diplomacisë Publike, Partneriteteve
dhe Diasporës, e cila i mbulon çështjet e diasporës dhe mban kontakte me
një  sërë 
shoqatash kulturore të  krijuara
nga shqiptarët në për botë. Lind pyetja: me një numër dhe shpërndarje kaq të
madhe në të gjithë rruzullin, a është e mjaftueshme një strukturë e tillë? Një
nga mundësitë më efiçente të diasporës tonë sot është lobimi në emër dhe dobi
të vendit amë nëpërmjet komuniteteve dhe shoqatave që ata kanë krijuar, të
cilat deri tani shfaqen kryesisht si faktorë kulturorë me interes për të
ruajtur dhe përciellë kulturën, traditat dhe doket shqiptare në botë.  A është e mjaftueshme vetëm kaq? Historianë,
diplomatwë dhe analistë të ndryshëm vendas dhe të huaj, mendojnë se kjo
strukturë është e pamjaftueshme, ndërkohë që sipas tyre, marrëdhëniet me
diasporën gjithsesi nuk duhet të mjaftohen vetëm me një samit apo konferencë
afirmuese. Qeveria ka trashëguar nga qeveritë e mëparshme një Komitet të
Minoriteteve, kur nuk ka një “komitet” të diasporës. Ideja e ndryshimit dhe
reformimit të kësaj marrëdhënie me interes kombëtar duhet programuar e
zhvilluar më tej me ndërtimin e disa strukturave më efikase dhe më fuksionale.
Më e pakta një drejtori tërësisht më vete brenda MPJ, një “zyrë shtetëror” për
shqiptarët në  botë sipas modelit kroat
dhe më e shumta sipas modelit më të fundit grek, apo një “ministër shteti” të
modelit  egzistues, për Inovacionin dhe
Administratën Publike, për Çështjet Vendore apo atë për Marrëdhëniet me
Parlamentin. Dje pse jo, në krye të kësaj strukture të re qeveritare të
emerohet një përfaqësues me emër nga diaspora. Vënia në lëvizje dhe aktivizimi
i këtij  burimi të madh njerëzor që është
shpërndarë në të  katër anët e botës, me
një program të mirëstudiuar mund ta afrojmë duke i krijuar mundësi që jo vetëm
të afirmohet, por edhe të kontribojë duke marrë 
pjesë në programet qeveritare, në sipërmarrje dhe në procesin e
vendimarrjes. Duke i krijuar lehtësira dhe nxitje në fushën e investimeve të
ndryshme, duke i dhënë prioritet sipërmarrjeve publike me subjekte partnere nga
radhët e diasporës, sikurisht që këto do të kënë më shumë sukses dhe do të përkthehen
në  burim të ardhurash ,vënde pune,
rritje ekonomike dhe mirëqënie më e lartë 
jetese. Lidhja me diasporën është një marrdhënie e ndërsjelltë, pasi
vendi amë ka nevojë për të, dhe diaspora ka interes për zhvillimin e vendit
amë. Nëse samiti apo konferenca për çështjet e diasporës do të tejkalojë
nivelin afirmues, lidhjet e vjetra, mentalitetet tradicionale dhe do të marrë
në fund të saj masa dhe vendime të përmasave të mëdha të shoqëruara me
përmirësime e reformime strukturore dhe rregullime ligjore, sipas modeleve më
funksionale që vënë në lëvizje burime njerëzore dhe infrastrukturore, atëhere
me siguri që marrdhëniet shtet – diasporë do të jenë më produktive në interes të
zhvillimit të vendit.