Kërkohet ndihmë: Ballkanit i duhet një dorë për të përballuar krizën e emigrantëve të BE-së.

565
Nga Ariel Cohen
Dështimi i Greqisë për të përmbushur detyrimet e saj për të siguruar kufijtë e zonës Shengen pa pasaporta qëndron në kontrast të dukshëm me rolin që po luan Maqedonia për të përballuar fluksin e qindra-mijëra emigratëve që largohen nga zonat e luftës.
Më shumë se 750.000 emigrantë kanë lëvizur përmes Maqedonisë gjatë vitit të shkuar. Maqedonia, edhe me ndihmën modeste nga Shqipëria, Sllovenia dhe fqinjët e tjerë, ka pritur, ushqyer, ofruar ndihmë mjekësore dhe i ka trajtuar këta emigrantë. Brukseli, Berlini dhe Washingtoni duhet që të bëjnë gjithcka mundet për të ndihmuar vendet si Maqedonia për të përballuar këtë sfidë.
Komisioni Evropian ka publikuar më 27 Janar një draft-raport, i cili ishte tepër kritik për trajtimin e krizës së refugjatëve nga Greqia. Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, Vladis Dombrovskis deklaroi se raporti ka konstatuar se Greqia ka “neglizhuar në mënyrë serioze” detyrimet e saj që rrjedhin nga marrëveshja e Shengenit. Sipas raportit, Athina ka dështuar të regjistrojë, marrë shenja e gishtave dhe te trajtojë emigrantët. Komisioni i ka dhënë Greqisë tre muaj kohë të zgjidhë këto probleme. Nuk ka të ngjarë që Greqia të zgjidhë problemet.
Kriza e emigrantëve ka rrezikuar të ardhmen e marrëveshjes së Shengenit, sepse disa shtete të Bashkimit Evropian kanë ndërmarrë kontrolle kufitare të përkohshme. Dështimi i Greqisë të përmbushë detyrimet e saj vetëm sa do të përshpejtojë situatën.
Siguria e kufirit Greko-Maqedonas është kyc për manaxhimin e krizës së emigrantëve, sipas ekspertëve amerikanë të sigurisë që kanë vizituar kohët e fundit rajonin. Nëse kjo nuk kryhet, regjimi i Shengenit, një aritje e madhe e Bashkimit Evropian, mund të pezullohet. Kjo do të ketë pasoja serioze për të ardhmen e BE-së.
Ballkani është një rajon unik i bashkëjetesës mes muslimanëve dhe të krishterëve. Megjithatë, janë zhvilluar luftëra midis muslimanëve dhe të krishterve ortodoks në Bosnjë dhe Kosovë në vitet 1990’ dhe fillimvitet 2000. Kohët e fundit, Shteti Islamik i Irakut dhe al-Sham (ISIS) dhe al-Kaeda kanë rekrutuar disa qindra luftëtarë nga Ballkani për të luftuar në Siri dhe Irak. Dhjetëra nga këta luftëtarë janë kthyer mbrapsht dhe kanë përhapur nëpër rajon xhepa të vegjël të mbështetësve të ISIS, vecanërisht në zonat e largëta malore. Kjo është arsyeja përse procesi i identifikimit biometrik është i domosdoshëm për të pastruar terroristët dhe kriminelët, të cilët janë duke u përpjekur për të kaluar në Perëndim me emigrantët.
Kjo është gjithashtu e arsyeja përse bashkëpunimi në fushën e sigurisë mes vendeve të Ballkanit, Shteteve të Bashkuara dhe BE-së është kaq i rëndësishëm. Megjithatë, lidershipi i Brukselit në luftën kundër terrorizmit është i mangët.
Ilir Meta, Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë deklaroi për New Atlanticis se :“Ne na duhen kapacitete të përmirësuara të inteligjencës dhe ndihmës humanitare për Shqipërinë për të siguruar që njerëzit e gabuar nuk do të mund të hyjnë në Ballkan dhe Evropë dhe ata që largohen në mënyrë legjitime nga zonat e konfliktit të kontrollohen dhe asistohen në mënyrën e duhur”.
Ideale do të ishte që të gjithë emigrantët të ishin subjekt i verifikimit biometrik dhe të kontrolloheshin të dhënat kundër terrorizmit. Autoritetet e emigracionit duhet të verifikojnë emrat dhe historinë e të gjithë azil-kërkuesve, duke përfshirë analizimin e dialekteve të tyre dhe qytetet e fshatrat e supozuar të origjinës së tyre. Cdokush që do të kapej duke gënjyer duhet identifikohen me pullë të kuqe, ose të ktheheshin mbrapsht. Me mbështetjen e duhur, Maqedonia, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit janë në gjendje të luajnë nj rol kyc në manaxhimin e emigracionit drejt BE-së.
Kriza e emigrantëve përfaqëson një sfidë për të gjithë Evropën, por vecanërisht vendeve më të vogla të kontinentit ku ekonomitë janë në vështirësi dhe kapacitetet në shtrëngesë. Ka një rrezik real që një presion i tillë mund të cojë në një përplasje të dhunshme kundër emigrantëve dhe të testonte lidhjet mes muslimanëve vendas dhe popullsive të krishtera të rajonit.
Gjithashtu, niveli i dhunës nga bandat e kontrabandistëve – kundër zyrtarëve lokalë të agjincive të zbatimit të ligjit, organizatave të tjera të trafikantëve, fshatarëve dhe refugjatëve- është duke eskaluar; dhe korrupsioni mes patrullave të kufirit dhe autoriteteve të emigracionit është duke u përhapur, prandaj këto zhvillime kanë nevojë të trajtohen me kujdes.
Gjatë dhjetë viteve të shkuara, ish Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka ndërmarrë reforma impresionuese ekonomike dhe progres social. Indeksi Doing Business i Bankës Botërore e renditi Maqedonisë në vendin e 6 në Evropë dhe të 12 në botë. Edukimi dhe kujdesi social kanë pësuar përmirësim të dukshëm. Megjithatë, kriza e refugjatëve tashmë kërcenon kthimin mbrapa të progresit dhe komplikon rrugen e Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.
Qeveria e Maqedonisë ndjen që ajo duhet të përmbushë parashikimet e politikave të Brukselit edhe pse BE refuzon të ofrojë mjetet e nevojshme për të adresuar krizën e emigrantëve. Nëse kjo vazhdon, opnioni publik mund të zhvendoset nga integrimi evropian.
Maqedonia gjithashtu është mbërthyer nga mungesa e stabilitetit politik. Administrata Gruevski dhe opozita e liderit të partisë Social Demokrate, Zoran Zaev, janë akuzuar për skandalin e përgjimeve. Gruevski dha dorëheqjen në fillim të Janarit duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme në 24 Prill, sipas marrëveshjes që u negociua nga BE-ja në një përpjekje për t’i dhënë fund krizës politike. Zaev ka kërcenuar të bojkotojë zgjedhjet, të cilat mbështeten nga BE dhe SHBA.
NATO dhe BE neglizhojnë Ballkanin me një kosto nw rritje për ta. Siguria e Evropës kërkon institucione funksionuese, patrullim dhe monitorim të kufijve, shërbime emigracioni me kapacitete biometrike dhe kapacitete të zgjeruara kundër terrorizmit. Shtete e Ballkanit nuk kanë kapacitetet dhe burime e nevojshme.
Në periudhën afatshkurtër, SHBA duhet të punojnë me BE-në dhe Kombet e Bashkuara për të ofruar asistencë teknike për Ballkanin. Në periudhën afatgjatë, Washingtoni dhe Brukseli duhet të punojnë për të afruar sa më shpejt Maqedoninë dhe vendet e tjera aspirante me BE-në dheNATO-n.
Ariel Cohen është Bashkëpunëtor i Lartë i Qendrës Dinu Patriciu për Euroazinë në Këshillin e Atlantikut dhe Qendrës Globale të Energjisë. 


Sigal