Kërkoheshin për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, Shqipëria ekstradon dy amerikanët

729
Sigal

Interpol Tirana ka ekstraduar drejt SHBA-së dy shtetas të kërkuar nga Interpol Washingtoni.

Ata u arrestuan në vendin tonë, në një operacion të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washington/SHBA.

Shtetasit që u ekstraduan janë V. D., 30 vjeç, lindur në SH.B.A dhe A. I., 30 vjeç, lindur po në në SH.B.A.

“Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washingtoni/SHBA, pasi Gjykata e Connecticut/SH.B.A. në vitin 2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” parashikuar nga Kodi Penal i Sh.B.A-së”-njofton Interpoli.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA, u bë ekstradimi nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të arrestuar në Shqipëri, konkretisht:

– V. D., 30 vjeç, lindur në SH.B.A,

– A. I., 30 vjeç, lindur, në SH.B.A.

Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washingtoni/SHBA, pasi Gjykata e Connecticut/SH.B.A. në vitin 2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” parashikuar nga Kodi Penal i Sh.B.A-së.

Arrestimi provizor i shtetasve të mësipërm me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë në datën 21.09.2018 gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkura të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA

Shtetasit e mësipërm ju dorëzuan Oficerëve të Policisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Aeroportin e Rinasit.