Kërkohen 9 vite burg për çiftin xhihadist italo – shqiptar

533
Sigal

Prokuroria e Milanos ka kërkuar dënimin me 9 vite
burg për shqiptarin Aldo Kobuzi, i cili bashkë me gruan e tij, xhihadisten
italiane Xhulia Mari Serxho e njohur ndyshe si Fatima, prej më shumë se dy
vitesh ndodhen në Siri për të luftuar përkrah Shtetit Islamik.

 

Akuzat për shqiptarin dhe bashkëshorten e tij janë
aktivitetit terrorist ndërkombëtar dhe udhëtim me qëllim terrorizmin. Dënim me
burg u kërkua edhe për familjarët e çiftit, nga 8 vite për të ëmën e Aldo
Kobuzit, Donika Çokun dhe motrën Seriola Kobuzi.

 

29 – vjeçarja italiane Fatima zuri faqet e para të
gazetave italiane disa muaj më parë, pasi u kërkonte prindërve të saj t’i bashkoheshin
në Siri, pasi atje prisnin koka dhe një gjë të tillë do ta bënin shumë shpejt
edhe në Romë.