Kërkohej për vrasje, u arrestua në Tiranë, ja historia e të riut nga Kosova

667
Sigal

Një shtetas i Kosovës, i kërkuar në Gjermani për vrasje, është arrestuar ditën e djeshme në Tiranë, në një palestër në një qendër tregtare.

Gjatë kontrollit në banesën ku jetonte janë sekuestruar armë e drogë.

Kosovari i arrestuar është identifikuar si Shkëlqim Kastrati, 23-vjeç.

Por cila është ngjarja që e detyroi të riun nga Kosova të ikte nga Gjermia e të kërkonte strehim ose në Kosovë ose ne Shqiëpqri.

Ja historia e plotë sipas mediave gjermane

Shkëlqim Kastrati, 23-vjeçari kosovar i cili u arrestua nga policia e Tiranës, ishte i shpallur në kërkim nga Interpoli. I riu ishte i përfshirë në një tentativë vrasje në dhjetor të vitit 2017 në një diskotekë në Donaueschingen.

Pas ngjarjes Kastrati, mundi t’i shpëtoj policisë gjermane, ndërsa prokuroria vuri një shumë prej 2500 eurosh shpërblim për ata që jepnin informacion. 23-vjeçari ishte përfshirë në një sherr në një disko dhe ka qëlluar me armë zjarri. Nga të shtënat mori plagë të rënda një nga punonjësit e sigurisë, i cili iu nënshtrua një operacioni.

Sipas hetimit, Kastrati u përfshi në një sherr në një disko (15 dhjetor), e cila ndodhet në një zonë industriale në Donaueschingen. Kërkimi i autoriteteve gjermane për 23-vjeçarin ishin të pasuksesshme, ndërsa dyshimet ishin se ai mund të kishte shkuar në Kosovë. “Megjithatë, nuk mund të përjashtohet që ai të ketë vendosur të shkojë në Kosovë.

Image

Ne vazhdojmë të bëjmë çdo gjë që është e mundur për ta gjetur atë”, thoshte Dieter Popp, zëdhënës i selisë së policisë në Tuttlingen në shkurt 2018.

Ja njoftimi i policisë së Tiranë për arrestimin e tij:

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni i Kërkimit në Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimi, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana finalizuan operacionin policor “Fitness”

Si rezultat i operacionit në një palestër u bë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasit: Shkelqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Ëiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schëenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg.