Kërkimet për naftë në detin Jon, reagon KE: Bashkëpunimi rajonal i një rëndësie të madhe

52
Komisioni Evropian përmes zëdhënëses së Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Maja Koçijançiç ka reaguar me anë të një deklarate për mediat pas situatës së krijuar mes Greqisë dhe Shqipërisë për çështjen e kërkimeve të hidrokarbureve në det. Gjatë fjalës së saj Koçijançiç u shpreh se BE-ja nxit normalizimin e plotë të marrëdhënieve në kuadër të anëtarësimit në BE dhe mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor të përparojnë në rrugën evropiane.
“Në këtë kontekst, bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi është i një rëndësie të madhe dhe ne shpresojmë se ai do të vazhdojë normalisht. Ne kujtojmë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe inkurajojmë autoritetet që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të arritur këtë qëllim, duke përfshirë masat për ndërtimin e besimit dhe dialogut”tha Kocijançiç.
Ndërkaq sipas gazetës “To Vim”a, që iu referohet burimeve diplomatike, qëndrimi i qeverisë shqiptare për të ndaluar kërkimet në det, është një përpjekje e qartë për të sfiduar kufijtë.