Kërkimet për naftë, Bello: Pala greke po tenton shfrytëzimin e pasurive shqiptare

502
Për ish-zëvendësministrin e Industrisë dhe Energjitikës, Pajtim Bello, nuk ka asnjë dyshim se Greqia po tenton të bëjë kërkime për shfrytëzim të naftës në det shqiptar.
Kjo është harta e kërkimeve të palës greke dhe kjo harta e kërkimeve të shtetit shqiptar, ku qartësisht thotë Bello, duket se po kërkohet në ujrat territoriale shqiptare.

Pajtim Bello: Me këtë hartë që shoh është tek blloku Joni 5. Pra ata kanë hyrë në zonën tonë. Sa kanë hyrë këtë duhet ta bëjnë ekspertet të dy palëve, të marrin hartat dhe të kërkojnë që cdo gjë të jete sipas asaj që na takon.
Sipas Bellos, Shqipëria ka tentuar kërkime në këtë zonë në vitin 1985, dhe asokohe nuk pati një reagim nga pala helene. Reagimi erdhi në vitin 2009-të kur kjo zonë u konsiderua si strategjike.Por cilat janë aryset që me ngulm po synohen kërkimet nga pala greke në zonën Joni 5?

Pajtim Bello: Cështje interesash strategjike. Është nafta, mbetet në perspektivë kalimi i një gazsjellësi, pra nëse duan të konkurojnë TAP, është gazsjellësi që vjen nga Greqia, Turqia, që futet ose nga Italia ose nga krahu jonë.
Kjo është thirrja zyrtare e datës 13.11.2014,e cila gjendet ne internet, përmes të cilës ministria greke e Mjedisit ka shpallur thirrjen për aplikime të kompanive për autorizimin e eksplorimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve në det të hapur në Greqinë Perëndimore dhe në jug të Kretës, ku blloku i parë është pikërisht blloku që cënon interesin e shtetit shqiptar.
Ndërkohë në prill të 2015, përmes një njoftimi zyrtar, ministria ka zgjatur afatin e dorëzimit të aplikimeve nga 6 në 8 muaj, duke përcaktuar si afatin e fundit 13 korrik të këtij vitit.
Pavarësisht këtyre veprimeve ligjore, shteti shqiptar, Greqia nuk I ka kthyer asnjë përgjigje për synimin e kërkimeve në kufirin shqiptar, edhe pse ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka dërguar edhe një notë proteste.
Sigal