Kërkesat/ Rikthehen protestat e studentëve, paralajmërimi: Do të mblidhemi para Ministrisë së Arsimit

537
Sigal

Studentët paralajmërojnë për protesta. Në njoftimin e fundit të “Lëvizjes për Universitetin” është theksuar se studentët do të mblidhen për protestën e parë më 4 dhjetor para Ministrisë së Arsimit, në orën 11:00. Sipas tyre në këtë protestë do të marrin pjesë studentë nga e gjithë Shqipëria.

Ata japin edhe nëntë arsyet e protestës, ndër të cilat janë: kundër ligjit të arsimit të lartë, arsimi cilësor, përgjysmimi e të gjitha tarifave.

Njoftimi:

ME MIJËRA NË PROTESTË!

Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë:

KUNDËR

• Ligjit të arsimit të lartë

• Financimit të universiteteve private me paratë tona

• Abuzimit me të drejtat e studentëve

PËR

• Arsim cilësor

• Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë

• Përgjysmimin e të gjitha tarifave

• Votë të barabartë studentë-pedagogë

• Kushte dinjitoze studimi dhe jetese

• Perspektivë punësimi profesional

NE DO TË FITOJMË!
BASHKË ME STUDENTËT, E GJITHË SHOQËRIA!

Pothuajse në të njëjtën kohë, një vit më parë studentët protestuan me javë të tëra kundër politikave të qeverisë për arsimin. U bojkotua mësimi dhe studentët zgjodhën sheshet për të bërë publike këkesat e tyre.

Një nga shprehjet më të njohura ishte edhe ajo e kryeministrit Edi Rama “Kur do flasim?”, pasi studentët e refuzuan me ditë të tëra.