Sigal

Presidenti i vendit, Ilir Meta në fjalën e mbajtur në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Akademisë shqiptare të Studimeve Politike tha se të gjithë institucionet duhet të reflektojnë me përgjegjshmëri dhe maturi përballë të rinjve shqiptarë.

“Kam besim se Kuvendi do të reflektojë për bashkëpunimin gjithëpërfshirës për të plotësuar kërkesat e studentëve”, tha Meta.

E vlerësoje faktin se Akademia Politike e ka rrokur më së miri këtë qasje, duke kontribuuar drejtpërdrejt në emancipimin e mëtejshëm të politikës shqiptare dhe institucionet tona ne përfaqësimin gjithnjë në rritje të grave dhe vajzave si frymëzuese të një vendimmarrje dhe politik-bërjeje, më të përgjegjshme, më gjithëpërfshirëse dhe njëkohësisht edhe më cilësore dhe më humane.
Suksesi ii akademisë së studimeve politike i dedikohet talentit tuaj dhe programit serioz dhe të pasur akademik si dhe mbështetjes së Këshillit të Europës e në veçanti të agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim. Gjej rastin të falënderoj edhe njëherë për mbështetjen e të rinjve shqiptarë përmes edukimit profesional dhe në mënyrë të veçantë përmes kësaj shkolle.

Në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe të politikave efikase dhe në rritjen e komunikimit politik aq të nevojshëm dhe të shumëdëshiruar nga të gjithë. Entuziazmi i të rinjve përbën një rol transformues të një shoqërie për induktimin e mendësisë së të studiuarit. Ne si përfaqësues të institucioneve na duhet të reflektojmë më thellë për kapitalizmin e këtij potenciali të jashtëzakonshme njerëzor në dobinë e të ardhmes së të gjithë vendit. Në këtë kontekst, nuk mund të shmang apelin e përsëritur për të reflektuar me përgjegjshmëri dhe matur ndaj protestave të studentëve që po zhvillohet në disa qytetet kryesore të vendit. Mendoj se ka një konsensus të gjerë publik, që i konsideron kërkesat e tyre të drejta, legjitime dhe të realizueshme.

Ndaj zëri i tyre duhet të dëgjohet nga të gjithë. Unë kam besim Kuvendi i Shqipërisë do të rrefkëtoje  për një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e të gjithë kërkesave të drejta, në interesim më të mirë jo vetëm ndaj studenteve, por në interes të të gjithë vendit.

Pasuria më e madhe , së cilës duhet ti kushtojmë vëmendje më të madhe është rinia, është potenciali i saj dhe investim madhor dhe afatgjatë duhet të jetë një edukim sa më cilësor dhe i aksesueshëm për të gjithë të rinjve. Formimi profesional i të rinjve në të gjitha fushat është domosdoshmëri. Pa bërë një ndryshim të ndjeshëm dhe afatgjatë për investimin në kapitalin  njerëzor do ta kemi të vështirë  për një rritje të lartë ekonomike, më të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse. Faleminderit..