Kërkesa për lirimin e Armando Prengës, pala mbrojtëse tërhiqet

90
Rezultatet e ekspertizës së policisë shkencore të paraqitura nga prokurorët e çështjes Altin Binaj dhe Arben Kraja seancën e 3 nëntorit në Gjykatën e Lartë, ka bërë që avokatët mbrojtës të deputetit Armando Prenga tërhiqen nga kërkesa për lirimin e tij.
Në seancën e sotme gjyqësore, ku ishte i pranishëm dhe deputeti,mbrojtja tërhoqi kërkesën për shuarjen e masës e lirimin e Prengës.
Në këtë mënyrë trupa gjykuese e kryesuar nga Mirela Fana vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë “arrest me burg” për Prengën.
Armando Prenga u arrestua me 5 shtator 2015 pas konfliktit me armë me familjen Cali për Lagunën e Patokut.
Ekspertiza e policisë shkencore, vërtetoi faktin se deputeti i Partisë Socialiste, Armando Prenga qëlloi me një pistoletë që e mbante pa leje.
Gëzhoja e gjetur në rrugën Patok-Laç, nuk është qitur nga arma që i ka vënë në dispozicion Kuvendi.
Më herët, Prenga ka thënë në Gjykatë se qëlloi me pistoletën me leje.
Në raport, ekspertët theksojnë se arma e dorëzuar nga deputeti, rezulton se nuk ka bërë asnjë shkrepje ditën kur ndodhi ngjarja kriminale.
Sipas prokurorëve, Prenga ditën e konfliktit me peshkatarët e familjes Cali ka përdorur një armë tjetër, pa leje, të cilën policia nuk e ka gjetur ende.