Sigal

Një ditë më parë një person kërcënoi me armë punonjësit në zyrat e Drejtorisë Rajonale të OSHEE në Fier, pasi këta të fundit nuk e lejuan të takojë drejtorin.

Sot policia bën me diej se në pranga është vënë shtetasi Sokol Gjika, 44 vjeç, banues në Fier, të cilit pas kontrollit të ushtruar në banesë, i është gjetur edhe një sasi prej 4.5 gram lëndë narkotike (e ndarë në doza) e dyshuar Cannabis Sativa.

Pasi nuk u lejua të takojë drejtorin ai kërcënoi policin privat nën kërcënimin e armës.