Kërcënimi i dy profesorëve nga Shullazi, Haki Çako në Prokurori

482
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me kërcënimit ndaj dy profesorëve, Mynyr Koni dhe Dhori Kule nga Emiljano Shullazi.

Javën e kaluar për këtë rast u morën në pyetje edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Në prill të vitit te kaluar, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, u kërcënua nga Emiljano Shullazi, i cili u arrestua pak ditë më vonë. 

Për rastin nuk kishte denoncim, ndërsa policia shoqëroi Emiljano Shullazin si të dyshuar kryesor. Kanosja ndaj profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule, ndodhi në kohën e zgjedhjeve për organet drejtuese në universitete.
Sigal