Kërcënim në festën e Flamurit: ‘Vdekje shqiptarëve’!

500
Sigal

Nuk ka kaluar një javë
nga dhunimi i Shtëpisë së Alfabetit dhe në Manastir janë paraqitur pllakate
tjera me mbishkrime “Vdekje për shqiptarët” dhe “Stop shqiptarizimit të
Maqedonisë”.

Kësaj radhe mbishkrimet
janë vendosur te Drejtoria e parkut nacional “Pelisteri”.

 

Pllakatet e vendosura
janë të njëjta me ato që u vendosën më 22 nëntor te Shtëpia e Alfabetit, në
përvjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit, kur edhe u dhunua Shtëpia
Muze.

 

Provokime të tilla
ndodhin vazhdimisht në prag të zgjedhjeve te Muzeu i Alfabetit. Për shkak se
autorët nuk zbulohen asnjëherë nga policia, shumë analistë supozojnë se pas
këtyre akteve qëndrojnë partitë në pushtet, të cilat mënyrën më të lehtë e
për të fituar zgjedhjet e kanë nxitjen e urrejtjes ndëretnike.

 

Për këtë arsye,
analistët apelojnë që shqiptarët të votojnë kundër partisë në pushtet, sepse
vetëm në atë mënyrë mund të ndalen këto lloj provokime.