Keni plane për nesër? Moti ka një ‘surprizë’ për ju

143
Hidhini një sy parashikimit te motit përpara se te vendosni si e ku ta kaloni ditën e nesërme.
Ultësira perëndimore vijon me kthjellime e vranësira të lehta ndërsa me vranësira të shpeshta zonat malore të vendit.
Edhe pasditja mbetet me kthjellime e vranësira të lehta thuajse në gjithë vendin duke përjashtuar zonat lindore ku vranësirat fuqizohen duke rrezikuar Juglindjen nga shira të përkohshëm.
Temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime gjatë mëngjesit por një rritje të lehtë sjell mesdita kur maksimumi do të ngjitet në 26°C.