Keni konsumuar alkool ndër vite? Ja çfarë ndodh me trupin me kalimin e moshës

784
Kur jeni në të 20-at, alkooli dhe fundjavat janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Të gjithë janë zgjuar një mëngjes me dhimbje të tmerrshme koke nga një natë më parë, dhe pas disa orësh kanë qenë mëse në formë.
Por me kalimin e moshës, dehja e një nate më parë sa vjen dhe i shton pasojat për mëngjesin pasardhës. Nëse në të 20-at e hershme alkooli nuk përbënte ndonjë problem shqetësues, në të 30-at kjo nuk është njësoj.
Trupi juaj pëson ndryshime të mëdha në çdo vit, dhe organizmi nuk i përballon njësoj dëmet. Enzimat e mëlçisë sa vijnë dhe pakësohen dhe kjo do e bëjë edhe më të vështirë rikuperimin e një nate të mbushur me alkool. Kështu, nëse keni vendosur të konsumoni shumë alkool pas të 30-ave, mendohuni mirë për torturën që ju pret mëngjesin pasardhës.
Sigal