“Kemi parë një kufomë në lumin Shkumbin…”

773
Një person nga fshati Spathar Njësia Administrative Qendër në Bashkinë e Librazhdit rezulton i zhdukur prej 24 orësh.
Ali Tota, 56 vjeç, i cili ushtronte profesionin usta që punonte privatisht në zona të ndryshme të Librazhdit që të shtunën rreth orës 16:00 ka humbur kontaktet me familjarët.
Ai sipas denoncimit të tyre ka qenë duke u kthyer nga puna dhe në rrethana të paqarta rezulton i zhdukur pa asnjë gjurmë.
Paraprakisht familjarët e 56 vjeçarit dyshojnë për mbytje aksidentale të tij në rrjedhën e rrëmbyeshme të përroit të fshatit Spathar ku ai kalonte për të shkuar në shtëpinë e tij.
Ndërkohë disa banorë kanë raportuar se dyshojnë se kanë parë një kufomë në rrjedhën e lumit Shkumbin në vendin e quajtur “Ura e Çotës”. Ndërkaq pas denincimit të bërë në komisariatin e policisë Librazhd pasditen e të dielës është bërë shpallja i zhdukur i 56 vjeçarit Ali Tota.
Policia dhe banorë të Librazhdit kanë filluar krehjen e zonës dhe rrjedhës së lumit Shkumbin nga Ura Pasarelë e fshatit Spathar deri në afërsi të Elbasanit dhe u është kërkuar informacion qytetarëve për çdo detaj që mund të kenë rreth vendit dhe kohës kur është parë prej tyre për herë të fundit 56 vjeçari Tota.
Sigal