Këlcyrë – Tentuan të vidhnin banesën e një gruaje, arrestohen katër të rinj

528
Policia e Këlcyrës ka arrestuar katër të rinj nga fshati Limar pasi kanë tentuar të vjedhin një banesë.

Blutë kanë vënë në pranga shtetasit Ervin Kano 26 vjeç, Ilmi Çaça 19 vjeç, Besjon Liçaj 24 vjeç dhe Anest Meshini 19 vjeç.

Sipas bluve, “katër të arrestuarit në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë tentuar të vidhnin banesën e shtetases T.K, banuese në fshatin Limar”.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 23.03.2017.

Gjatë kontrollit të policisë, në stanin e shtetasit Ervin Kano u gjet një armë zjarri model 63, si dhe një krehër me një fishek.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Përmet për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Sigal