“Kazani i plehrave” të Evropës

673
Ushqimet, vendet lindore, “kazani i plehrave” i Evropës 
Shpërthen debati lidhur me shitjen e ushqimeve identike në dukje, por me përmbajtje të përbërësve jo të njëjtë
Presidenti i Komisionit Europian, Zhan-Klod Junker tha se ushqimet në dukje identike, por me përmbajtje të përbërësve jo të njëjtë, nuk duhet të shiten në Evropën Lindore, duke u rreshtuar në krah të atyre që mendojnë se kjo praktikë çon në diskriminim, shkruan agjencia “Reuters”. Kjo çështje po kërkon një zgjidhje të menjëhershme për anëtarët lindorë të Bashkimit Evropian, të cilët tashmë e ndjejnë frikën e humbjes së influencës në BE, pasi Gjermania, Franca dhe të tjera shtete perëndimore e konsiderojnë integrimin më të ngushtë. Disa studime kanë treguar se shumë prej ushqimeve të shitura nga prodhuesit ndërkombëtar në Evropën Lindore përmbajnë përbërës më të lirë dhe me cilësi më të ulët se sa versionet e tregtuara në perëndim.

Kryeministri sllovak, Robert Fico, u takua me presidentin Junker, në emër edhe të vendeve të tjera fqinje si Çekia, Hungari dhe Polonia. “Nuk më pëlqen ideja se do të ketë një lloje kategorizimi në Evropë”, tha Junker në një konferencë për shtyp. “Ne do të ndjekim synimin tonë të përbashkët për t’i dhënë fund kësaj mënyre diskriminuese që iu ofron sllovakëve ushqime me një cilësi më të ulët”, tha ai. Junker tha se do të nxjerrë udhëzimet se si të interpretohet direktivat ekzistuese mbi sigurinë ushqimore në shtator, por nuk do të publikojë ndonjë ligj të ri.

Kompanitë ushqimore kanë mbrojtur praktikat e tyre duke thënë se tregje të ndryshme kanë shije të ndryshme dhe se përbërësit zgjidhen sipas kësaj. Ata gjithashtu nënvizojnë se konsumatorët në lindje janë më pak të pasur se konsumatorët në lindje. Ushqimi është 25 për qind më lirë se në Çeki se sa në Gjermani. Gjithsesi, shumë konsumatorë në Evropën Qendrore kanë filluar që t’i bëjnë blerjet në kufijtë me Gjermaninë dhe Austrinë, dhe presin që të gjejnë produkte identike Brenda shteteve të tyre. Vendet si Çekia dhe Sllovakia apo Bullgaria dhe Rumania kanë dalë në përfundimin se produktet ndryshojnë shumë me vendet e perëndimit.

Në testimet e kryera në Çeki këtë muaj, vetëm 3 nga 21 produktet e shqyrtuara e kishin listën e përbërësve të njëjtë me variantet e shitura në Gjermani. Në disa raste, produktet e mishit kishin më pak mish apo lloj më të lirë mishi. Në disa raste, gjalpi i biskotave është i zëvendësuar me vaj palme. Ministri i Bujqësisë në Çeki ka thënë se vendi i tij ndihet i lodhur duke qenë “kazani i plehrave” i Evropës. Fico tha se ai refuzon standardet e dyfishta dhe se e vlerëson se Juncker e pa këtë çështje si një çështje evropiane, dhe jo si çështje rajonale.

I njëjti fenomen vërehet shpeshherë edhe në tregun shqiptar, ku shiten produkte me cilësi më të ulët se në vendet evropiane, pavarësisht se në dukje produktet janë të njëjtë. Masa e përbërësve dhe cilësia e tyre është disa herë më e ulët se i njëjti produkt i tregtuar në një vend të Bashkimit Evropian. 
Sigal