Kavajë, shembet Obelisku i Demokracisë, reagon PD

651
Sigal

KAVAJE – “Obelisku i Demokracisë” i ndërtuar në qëndër të qytetit të Kavajës në vitin 1993, nuk është më pjesë integrale e qendres qytetit. Insepektoriati Urbanistik Vendor në kuadër të një plani për rikonceptimin e qendrës mori vendim për prishjen e “Obeliskut”.  Vendimi për prishjen e tij u finalizua gjatë ditës sotme nga punonjësit e Inspektoriatit Vendor Urbanistik pranë Bashksië Kavajë.  Vendimi për prishjen e këtij objekti hasi në kundërshtimin e fortë të Partisë Demokratike, e teksa ish-lideri i kësaj force politike, Sali Berisha, u shpreh se nëse ky vendim fianlizohet atëherë demokratët eKavajës dhe gjithë Shqipërisë do ngrihen në protesta. Sakaq, teksa “Obeliku” prishej asnjë qytetar Kavajas apo simpatizant i Partisë Demokratike ne këtë qytet nuk kundërshtoi aksionin e INUV. Në formë harku del V-ja e triumfit, e lirisë dhe e demokracisë. Kjo është domethënia e monumentit të ndërtuar në vitin 1993 kur në pushtet kishte ardhur Partia Demokratike. Autori i veprës është Musa Qarri, ish-drejtues kulture në qytetin e Kavajës, ndërsa në finalizimin e kësaj vepre i kushtoi asokohe qeverisë 15 milionë lekë të reja. Ndërkohë aksioni për shembjen e një godine pranë bashkisë u shoqërua me kundërshtimin e fortë të pronarit, i cili theksoi se posedon vendim gjykate per ligjshmërinë e objektit. Pas shumë debatesh punonjësit INUV finalizuan me sukeses misionin e tyre për shembjen e këtij objekti. 

TIRANE – Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me prishjen e “Obeliskut të Demokracisë” në Kavajë, simbol i kësaj partie me ardhjen në pushtet në vitin 1993, pas rënies së komunizmit.

Deputeti i PD Edi Paloka, në një dale për mediat, teksa e vlerësoi Obeliskun si simbolin e lirisë dhe demokracisë, akuzoi kryeministrin se me këtë veprim ka ndezur fitilat për një revoltë popullore. Sipas Palokës, me këtë akt kryeministri ka minuar stabilitetin në vend, duke dashur të rikthejë diktaturën, ndërsa nënvizoi se shembja e Obeliskut, do të thotë sipas tij, se ka shembur edhe karriken e tij të shefit të qeverisë.

Më poshtë fjala e plotë e deputetit të PD, Edi Paloka:

“Edi Rama ka provokuar sot dhunshëm demokratët e vendit, por dhe mbarë qytetarët, duke shembur simbolin e lirisë dhe të demokracisë në qendër të Kavajës.
Simboli i dy gishtave, përfaqëson sakrificën e gjithë kombit tonë, përditët e vështira të rrëzimit të sistemit komunist. Kavaja ishte pionere e ardhjes së demokracisë në vend, dhe e meritonte me dinjitet simbolin në mes të qytetit. Me këtë akt, Edi Rama ka ndezur fitilat e një revolte popullore. Me këtë akt të shëmtuar e provokues, Edi Rama ka kaluar cdo kufi, ka dhunuar haptazi qytetarët e Kavajës dhe të gjithë vendit që nuk pajtohen me përpjekjen e tij për të rilindur diktaturën, pjellë e së cilës ai është.
Duke shembur simbolin e demokracisë, Edi Rama ka minuar përfundimisht stabilitetin politik në vend, pasi e kishte goditur atë në mënyrë të përsëritur me shkallmimin e kolonave të demokracisë dhe bashkëjetesës politike. Ne i bëjmë sot me dije Edi Ramës, se ai ka shembur karriken ku është ulur. Nga Kavaja do të vijë fundi i tij politik, fundi i sundimit të tij me bandat famëkeqe në Kavajë e kudo në Shqipëri.”