Sigal

Vatra zjarri kishin përfshirë plazhin e Gjeneralit në Kavajë gjatë ditës së sotme. Në vendngjarje për të vendosur nën kontroll flakët, shkuan forcat zjarrfikëse. Kurse nga ajri u erdhi në ndihmë helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura.

Flakët e zjarrit po përhapeshin me shpejtësi, të ndikuara edhe nga era e fortë. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa zjarri u vendos nën kontroll.