Kathimerini:Turqia nxit Shqipërinë për pretendime territoriale në Greqi

475
Mediat greke vazhdojnë t’i kushtojnë rëndësi tensioneve të fundit mes Greqisë dhe Shqipërisë sa i përket kufijëve detarë. E përditshmja “Kathmerini” në numrin e sotëm shkruan se nota e protestës e Tiranës zyrtare do të përkeqësojë marrëdhëniet shqiptaro-greke. 
“Analistët grek dyshojnë se Shqipëria ka nisur të ketë pretendime territoriale në kufirin me Greqinë, e nxitur nga Turqia.
Shqetësimet se Ankaraja është duke punuar kundër interesave greke në zonë u forcuan javën e kaluar, pasi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua në Tiranë me zyrtarë nga Partia nacionaliste për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).
Diplomatët kanë thënë për Kathimerinin se takimi ishte më shumë gjasa për qëllimin e rindezjes së një çështje në lidhje me riatdhesimin e shqiptarëve të Çamërisë të dëbuar nga Epirit në fund të Luftës së Dytë Botërore në vijim të pretendimeve se kishin bashkëpunuar me nazistët. Greqia e konsideron këtë një çështje të mbyllur,”. 
Eshtë ky artikulli i të përditshmes Kathimerini lidhur me vizitën e presidentit turk Erdogan në Tiranë.
Sipas burimeve të gazetës, tensionet mund të kenë ndikim në gjithë rajonin, e ndërsa nuk lë pa përmendur dhe idenë e Shqipërisë së Madhe. 
Ndërkohë sa i përket vizitës së shefit të diplomacisë greke në Tiranë për samitin e SEECP-as, “Kathmerini” shkruan se ai nuk do të jetë në takimin e 22 majit, një mënyrë kjo për të ushtruar presion ndaj Tiranës zyrtare. Burime nga ministria e Jashtme greke kanë thënë për “Kthamerini” se ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias do të jetë në Tiranë në 26 maj. 
Sigal