Katër njësi administrative në Dibër bllokohen nga bora

559
Rreth 4 njësi administrative në qarkun e Dibrës janë bllokuar për shkak të dëborës. Pavarësisht ndërhyrjeve me borë pastruese, situata nuk është zgjidhur dhe këtë të dielë banorët e këtyre zonave janë të izoluara. Në Kalanë e Dodës, në Selishtë, Lurë dhe Steblevë ka patur edhe mungesë të energjisë elektrike.
 Zonat malore në Qarkun e Dibrës si Kala e Dodes, Selishte, Lure janë të bllokuara. Eshtë tentuar disa herë pastimi i akseve me borëpastruese por pa rezultuar. Raportohet që trashësia e dëborës ka arritur deri në 60 cm.
Aksi nacional Peshkopi – Qafë e Buallit është normalizuar por rekomandohet që automjetet të lëvizin me zinxhirë për shkak të ngricave në këtë segment.
Situata paraqitet problematike dhe për zonën e Steblevës, banorët në të izolohen çdo dimër.
Sipas Prefektes së qarkut Dibër gjatë gjithë natës dhe dites shtabi i emergjencave dhe gjithe makineritë borepastruese ndodhen ne terren dhe po punohet. Në këto zona ka patur dhe mungesë të energjisë elektrike.
Sigal