Katër milion euro drogë, arrestohet shqiptari me gomone në Itali

475
Sigal

Një shqiptar ka rënë në pranga pasi është kapur teksa transportonte drogë më anë të një gomoneje.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është arrestuar në Brindisi nga një njësi detare e Departamentit Operacional Aeronavale të Bari, teksa lundronte me një gomone me 334 kg drogë.

Droga ishte e ndarë në 310 kg marijuanë dhe 24 kg hashash.

Nëse droga në fjalë do të dilte në treg, në bazë të çmimeve të vendit do të kapte vlerën e katër milion eurove.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije ndërkohë që mësohet se gomonia është sekuestruar.