Katastrofa mjedisore, ARMO rrezikon jetën e banorëve të Ballshit

1569
Sigal

70 % e banorëve të Ballshit rezultojnë të jenë me karbon në gjak. Ata kërcënohen çdo ditë nga vdekja për shkak të nivelit të lartë të ndotjes nga rafineritë e naftës të kompanisë “ARMO” në pronësi të biznesmenëve azerbajxhanas. Shtëpitë e banueshme janë shumë afër rafinerisë dhe përballen me ajër të ndotur dhe të dëmshëm për shëndetin. Djegia e karburantit krijon struktura benzenike, që mjekët e vlerësojnë si kancerin në mushkëri. Kompania e azerëve të naftës ka përfituar, për shkak të paaftësisë dhe pandëshkueshmërisë nga ana e strukturave shtetërore shqiptare, duke vendosur stacionet e gazit të rrezikshëm, të pozicionuar vetëm pak metra larg banesave. Banorët thonë se edhe pse kjo zonë duhej të konsiderohej si zona më e pasur në vend, investimet mungojnë. Banorët janë të varfër deri në palcë dhe të kërcënuar nga ndotja masive.

 Por çfarë ndodh në këto rafineri të naftës?

Në 24 orë qarkullojnë 100/150 autobote duke lënë pas tyre tymnaja pluhuri, e cila nuk arrin të precipitojë poshtë për shkak të lëvizjes së shpeshtë të autoboteve ditën dhe natën. Askush nuk mendon për pasojat në shëndet. Rrugët e Ballshit janë të shkatërruara, ndërsa ndërhyrjet në infrastrukturë nuk kanë rezistuar për shkak të këtij fluksi qarkullimi, jo të automjeteve të zakonshme, por të autobotëve që furnizohen në puset e natës në Patos apo Marinzë. Autobotet shkarkohen në stacione që duken si të improvizuara, pa standarde bashkëkohore dhe kushte të kontrolluara pune. Porse skandali thellohet me derdhjen e mbetjeve të naftës në përrua, duke shkatërruar mjedisin që në zemër të tokës dhe në damarët e jetës, vijat e ujit (përrenj, lumenj e deri në shkarkimin e tyre në det).

Edhe pse azerët e ARMOS nuik të lënë hapësira për të inmvestiguar, pasojat e dëmeve janë të dukshme në mes të rrugës, përpara dhe brenda shtëpive të banorëve të pafajshëm që u duhet të thithin mbetje nafte dhe karboni