Kastriot Ismailaj në burg: Arresti im politik, dua 130 milionë euro

573
Ish-administratori i kompanisë “Debt International Advisory” për mbledhjen e borxheve ndaj “CEZ-Shperndarje” do të qëndrojë në burg deri në përfundimin e hetimeve që e vënë atë në akuzë për mashtrim dhe pastrim parash. Ky është vendimi që Gjykata e Tiranës dha këtë të mërkurë për Kastriot Ismailajn, i cili akuzohet se krijoi kompani fiktive në Gjibraltar, Zvicër, Kongo, Litejnshtejn duke fshehur 5 milionë euro.
Gjykata tha se Ismailaj, do të qëndroi në qeli deri në përfundim të hetime, pasi ndaj tij rëndon akuza e “pastrimit të parave” dhe “mashtrimit në shuma të mëdha” që kapin vlerën e 10 mln euro. Ndërkohë Ismailaj para gjykatës, tha se arrestimi i tij është politikë për shkak se ka paditur pranë Gjykatës së Arbitrazhit ish-CEZ Shpërndarjen tashmë OSHEE-n, duke i kërkuar 130 mln euro. Nga ana tjetër, Prokuroria tha se i dyshuari ka përvetësuar rreth 5 mln euro nga “CEZ Shpërndarja” me anë të mashtrimit dhe ka pastruar për llogari të kompanive të ndryshme shumën prej rreth 10 milion euro.
Lekët e politikanëve
Kompania “Debt International Advisory”-Dega Shqipëri që ishte kontraktuar nga “OSSH” dhe “CEZ Shpërndarja” për mbledhjen e borxhit financiar tek 318.000 konsumatorëve të energjisë elektrike, nuk ka kryer këtë funksion, por ka pastruar miliona euro dhe dollarë të individëve me pushtet politik dhe personave VIP në Shqipëri.Sipas një grafiku të Drejtorisë së Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit është pikërisht kompania e mësipërme që ka kryer mbi 100 transaksione nga Shqipëria në drejtim të dhjetëra vendeve të huaja, ku kanë lëvizur miliona euro, deri në Kongo të Afrikës. Nga “Debt International Advisori” paratë kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në llogaritë e dhjetëra kompanive të tjera, që veprojnë në rreth 15 shtete. Bëhet fjalë për shuma financiare që ka dyshime të forta se i përkasin njerëzve të politikës dhe personave VIP në Shqipëri, pasi kjo kompani fantazmë nuk ka kryer as vjeljen e boxheve të “CEZ Shpërndarje”,për të justifikuar transfertat, aq më tepër që shuma e transferta është shumë më e madhe se 5 milion euro.
3.4 milionë euro
Sipas burimeve të “Shqiptarja.com” i arrestuari Kastriot Ismailaj, nën “maskën” e marëveshjes me kompaninë çeke, “CEZ Shpërndarja” për mbledhjen e borxheve, ka kryer mbi 100 transaksione bankare, para këto që kanë qënë të personave të rrethit shoqëror të tij.Se kush fshihet prapa këtyre transaksioneve, prokuroria vijon të kryejë hetime, ndërkohë që momentalisht në llogaritë e Kastriot Ismailajt janë sekuestruar 3.4 milion euro dhe disa qindra mijëra dollarë.Për këtë sekuestro,sipas prokurorëve gjatë dy muajve Ismailaj nuk ka shfaqur asnjë interes në organin hetimor.Ndërkohë për sa i përket marëveshjes me kompaninë “CEZ Shpërndarja”, Ismailaj ka paraqitur dokumenta falso, madje ka futur si aksioner fiktiv dhe një shtetas të quajtur Arian Laçi.
Sigal