Kasaphana e Blendi Gonxhes me paratë publike

527
Në kategorinë e parë të halorëve Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka detajuar se do të sigurohen 170 copë dru dhe shkurre, të ndarë si më poshtë: bredhgri 10 copë, selviagri 10 copë, selviapiramidale 50 copë, cedrus 20 copë, juniperus 10 copë, pishë e butë 30 copë, tuja 10 copë dhe lejlandër 30 copë. Në kategorinë e dytë janë detajuar të blihen ekulipte 23 copë, ulli 20 copë, dafina 20 copë dhe manjola 20 copë. Në kategorinë e tretë janë përcaktuar të merren 742 copë. Gazeta “Telegraf” ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, i cili do të zhvillohet në datën 9 shtator. Paratë që do të përdoren janë të ardhura nga vetë Bashkia e Tiranës. Mësohet se afati për lëvrimin e mallit do të jetë sipas nevojave të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ku në çdo rast operatori ekonomik do të lëvrojë mallin brenda 10 ditëve nga marrja në dijeni të kërkesës së saj. Po ky nuk është rasti i vetëm i shpërdorimit të fondeve publike. Kohë më parë mediat denoncuan shpenzimet marramendëse të drejtorit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për mobilimin e zyrës. Ai zhvilloi tenderin për mobilimin e zyrës së tij, që ndodhet në rrugën “5 maj” në Tiranë. 



Ky tender nuk shkoi për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve, por luksin apo komoditetin e tij. “Bashkia ka akorduar një fond limit prej 10 milionë lekësh. Burimi i financimit janë të ardhurat e vetë bashkisë, ndërsa objekti i kontratës/marrëveshjes është në kuadër për blerje pajisje e orendi zyre” thuhej në këto dokumente. Sipas dokumenteve, është tenderuar një sirtarier, me përmasa 45 cm x 50 cm x 60 cm. Struktura e sirtarierit është i përbërë nga material melamine me trashësi 18 mm. Sirtarieri është i ndarë në tre sirtarë të barabartë, me mbyllje me çelës qendror. Sirtarët duhet të rrëshqasin mbi shina metalike me rrota najloni me kushinetë të inkastruar. U ble një dollap me katër kanata, me lartësi 200 cm, gjerësi 90 cm dhe thellësi 45 cm. Pjesa e sipërme dhe pjesa e poshtme është me kapakë material mdf spesor 18 mm e plastifikuar me pvc dhe me gjatësi 80 cm. Me tender u mor edhe një dollap tip etazher, me lartësi 200 cm, gjerësi 90 cm dhe thellësi 45 cm, një tavolinë në forme L me 7 poste dhe një tavolinë tjetër në forme L me 6 poste pune. Po ashtu u ble edhe një poltron rrotullues, me komfort të lartë. 
Sigal