Kartolina e Ramës për festat e Nëntorit, sulmojnë komentuesit: Po me yllin ç’pate! Të rrojë partia!

45

 Për të na kujtuar që po afrojnë festat e 28-29 nëntorit, kryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur të vendosë një cover foto të shqiponjës dykrenare që ka edhe një yll në mes, por kjo ka ngjallur mjaft debate. Ndjekësit e kryeministrit duket se e kanë marrë si provokim shqiponjën me yll, pasi e shohin si simbol të komunizimit.

Vetë kryeministri ka shpejtuar të mbrohet, duke thënë se ylli përfaqëson gjakun e dëshmorëve, falë të cilëve kemi sot lirinë.

Kujtojmë se ylli nga flamuri ynë kombëtar është hequr pak ditë pas zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, ato të 22 marsit 1992. Publikimi i kësaj fotoje nga kryeministri vjen në një kohë që ka pasur mjaft kontestime, sidomos nga ish të përndjekurit për hapjen e Bukn’art2, ndërsa nuk mungoi valëvitja e një droni mbi kokën e vetë kryeministrit me parrullën parullën ‘Kerko falje për vrasjen e Hazvi Nelës’.