Kartat e identitetit do të jenë të vlefshme deri më 31 dhjetor 2019

483
Sigal

Letërnjoftimet elektronike që skadonin këtë vit do të kenë vlefshmëri deri në 31 dhjetor 2019. Ky lajm u bë i ditur nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë një vizite në zyrat e reja në Rrugën “Bardhyl” që do t’i shërbejnë banorëve të kësaj zone. Në këtë vizitë u bë e ditur zgjatja e vlefshmërisë të ofrimit të shërbimeve për aplikimet e reja edhe ditën e shtunë e të diel. Ky vendim u mor për të përballuar fluksin e madh, për shkak se gjatë këtij viti skadojnë një numër tepër i lartë kartash që ishin marrë në vitin 2009. Ndërkaq, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe kompaninë Aleat, kanë nisur punën për hapjen e zyrave të reja në të gjithë qytetin, ku qytetarët mund të aplikojnë për rinovimin kartave të identitetit.