Karkalecat prishin të mbjellat, masa për spërkatje

673
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka marrë masa për mbrojtjen e tokave bujqësore nga karkalecat që shfaqen kryesisht gjatë sezonit të verës dhe dëmtojnë prodhimin bujqësor. Drejtoritë e Bujqësisë, mbi bazën e planit të masave të parashikuar nga dikasteri i Bujqësisë kanë nisur në të gjithë vendin, spërkatjen e tokave bujqësore me preparatet kundër karkalecave dhe përhapjes së tyre në sipërfaqet e mbjella me produkte bujqësore. Ministria e Bujqësisë pret që nga ky shërbim të reduktohet shkalla e infeksionit nga karkaleci në të gjitha sipërfaqet e kulturave bujqësore, kullotave dhe tokave djerrë pranë sipërfaqeve të kultivuara. Përmes luftimit të këtij dëmtuesi, do të sigurohet prodhimi bujqësor dhe mbrojtja e kulturave.
Sigal