Kardinalit gjerman: Mos kërkoni azil, e ardhmja në Shqipëri

551
“Shqiptarët duhet që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në Shqipëri dhe të mos kërkojnë azil në Gjermani”.Ky është apeli që ka bërë kardinali i Kelnit në Gjermani, Rainer Maria Woelki, i cili ndodhet në Shkodër për një vizitë.
“Azili është kthyer në një problem shqetësues për shqipërinë pasi nga 3.2 milione banore që kishte tashmë ka 2.8 milione.Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të ecur përpara ndaj shqiptarët duhet të qëndrojnë në vendin e tyre.Strukturat sociale duhet të jenë më produktive, duhet ti jepet prioritet arsimit shendetësisë dhe luftës ndaj korrupsionit”-tha Kardinali
Kardinali gjerman ndalet tek disa prej fushave ku shteti duhet të ketë fokusin e zhvillimit.
“Shqipëria është një vend i bekuar me pasuri nëntokësore dhe ujore.Unë di që Shqipëria ka kaq shumë pasuri ujore sa mund të siguroje elektricitetin për të gjithë vendin.
Ky vend duhet të ktheje sytë nga ajo cfare i ka dhuruar zoti për të ecur përpara.”
Kardinali Woelki u takua me arqipeshkëvin e Shkodrës, imzot Angelo Massafra me të cilin diskutuan investimet e bëra në këto vite nga karitasi Gjerman. 
Delegacioni nga Gjermania vizitoi mjediset e katedrales së “Shën Shtjefnit” si dhe disa prej investimeve te kryera në Shkoder ndërsa pas metropolit verior delegacioni gjerman udhëtimin do ta vijojnë në Kosovë. 
Sigal