Sigal

Mesdita e së mërkurës, pritet të sjellë ndryshim të situatës sinoptike në vend.

Sipas Meteoalb, ditët e fundit të Nëntorit dhe ditët e para të Dhjetorit do të kenë mot të kthjellët, por temperatura më të ulëta.

Ditët e festave të Nëntorit do të jenë të favorshme si ditë pushimi, pasi reshjet e shiut do t’i lënë vendin kthjellimeve. Sipas shërbimit sinoptik Meteoalb, deri të mërkurën në mesditë moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira dhe shira pothuajse në gjithë vendin.

Por mesditën e së mërkurës situata do të ndryshojë. Thuajse në të gjithë territorin e vendit, do të ketë më së shumti mot të kthjellët.

Por në ditët e fundit të Nëntorit parashikohet edhe një rënie e konsiderueshme e temperaturave, të cilat në zonat malore do të arrijnë vlerat minimale deri -3 apo -4 gradë, ndërsa në vendet e ulëta dhe në bregdet temperaturat do të variojnë nga 3-6 gradë ato minimale dhe deri në 17 gradë ato maksimale.

Sipas  Meteoalb edhe ditët e para të muajit Dhjetor do të jenë kryesisht me mot të kthjellët, por me temperatura të ulëta.