Kapobanda shqiptar e drejtonte nga qelia “biznesin”, policia i shkatërron rrjetin e trafikut

617
Sigal

Një bandë kriminale që merrej me trafikun e drogës në Greqi është goditur nga policia, ndërsa në pranga kanë përfunduar ndër të tjerë dhe 7 shtetas shqiptarë.
Drejtuesi i rrjetit të trafikut të drogës ishte një 48 vjeçar nga Shqipëria dhe aktivitetin e drejtonte nga qelia e tij në burg.

Grupi kriminal e ushtronte funksionin e tij në zonën e Tesalisë. Policia arriti të sekuestrojë rreth 1.7 kg heroinë dhe një sasi më të vogël kokaine.

Policia ka arrestuar gjithashtu dhe 7 persona të tjerë, pjesë e grupit, të cilit ishin shtetas grekë.