Kapitullon “Belle Air”. Anullohet të gjitha fluturimet në të gjitha destinacionet

561
Sigal

 200  pasagjerë shqiptarë  bllokohen në Verona

 Kompania e fluturimeve ajrore “Belle Air”, sikurse shkruan  agjencia e lajmeve, Ballkan Web, bën me dije se është e detyruar të pezullojë përkohësisht fluturimet e saj. Shkak për këtë masë sipas kompanisë është bërë situata ekonomike. Sqarimi zyrtar që bën kjo kompani është se “ Shkak për pezullimim  e të të gjitha fluturimeve, janë situata e përgjithshme ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, reçesioni në tregjet kryesore ku operojmë, si edhe bllokimi prej më se 18 ditësh i të gjitha llogarive bankare të kompanisë Belle Air”. Kompania “Belle Air” bëhet sërish shkak i pritjeve të gjata dhe të pafund të shqiptarëve në aeroportet e botës. Së paku 200 pasagjerë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Veronës në Itali. Gjithçka ka ndodhur pas anulimit të fluturimit nga kompania ajrore “Belle Air”. Pasagjerët kanë thënë se, nuk kanë pasur asnjë lajmërim paraprak për anulimin e fluturimit. Ndërkohë mes pasagjerëve ka gra shtatzëna, fëmijë dhe dy gra me aftësi të kufizuara.

Sikurse pohojnë shumë qytetarë, ata kanë prerë bileta deri në mars, në shumë destinacione me “Belle Air”, por me ritmin e punës, që punon kjo kompani, askush nuk mund të besojë, se fluturimet do të kryhen ndonjë ditë.

Qytetarët zbardhin mashtrimet e “Belle Air”

 Kështu, Sevin Serjani  pohon së ka bileta qË janË shitur deri në mars të vitit 2014. Diana Anaid thotë: Kam prerë një biletë për datën 3 dhjetor në orën 12 nisja nga Tirana për në Milano. Kur e pyeta agjensinë sa kushtonte bileta vetëm vajtje më thanë 90 euro. Kur e preva ditën tjetër, pagova 95 euro. Më tha  agjertja  se gjoja kishte mbaruar  oferta. Po të paktën të na garantohet orari se kemi probleme shëndetësore dhe nuk rrimë dot në aeroport.Ola Marku:  Belle Air  është kompani koti,ashtu siç i trajton klientët shqiptarë. Më datën 6 tetor kisha prerë biletën për në Pizza. Nisja ishte në orën 7.00 të mëngjesit. Kur vajta në aeroport,shikuam që orari kishte lëvizur,në orën 11.00 të paradites. Kur erdhi ora 10.30 ne prisnim të hapej check in, doli një lajmërim tjetër që nisja ishte shtyrë për në oren 15.00 të pasdites. Belle Air, është kompania mashtruese.