Kapet vrasësi shqiptar i kërkuar nga Italia

782
Autoritetet në Vlorë kanë arrestuar një 47-vjeçar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Itali. Ai është Fatmir Halla, lindur dhe banues në qytetin bregdetar.
Në një njoftim për mediat policia sqaron se Halla “është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Asti/Itali e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale ”Vrasje me armë”.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për ekstradimin e 47-vjeçarit drejt Italisë.
Sigal