Kapet tmerri i Tiranës, 37-vjeçari kishte kryer disa vjedhje në kryeqytet

632
Policia e Tiranës ka bërë me dije ditën e sotme se ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili akuzohet se është autor i disa vjedhje në kryeqytet.
Siç bëhet e ditur, në pranga është vënë Ervin Tavanxhi, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja”. Autori vidhte pasqyra, navigator, bateri dhe pjesë të tjera të mjeteve të ndryshme.
Vjedhjet e kryera nga 37-vjeçari
Ky shtetas më datë 23.12.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, me kryqëzimin e rrugës “Vangjush Furxhi”, është kapur në flagrancë duke vjedhur me thyerje navigatorin e mjetit tip “Benz”, në përdorim të shtetases M. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshte :
Më datë 12.12.2017, në rrugën e “Bogdaneve” dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e një automjeti Benz.
Më datë 24.10.2017, në rrugën e “Vangjush Furxhi”, dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e mjetit tip Benz.
Me datë 23.08.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka vjedhur aksesorë dhe navigatorin e mjetit tip Benz.
Me datë 23.08.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka vjedhur aksesorët dhe navigatorin e mjetit tip Golf.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, policia thotë se iu gjetën dhe u sekuestruan një kaçavidë, 1 grup me 7 çelësa, 1 patentë, kartëmonedha, e sende të tjera.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për disa vjedhje të tjera që ai dyshohet se ka kryer.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “vjedhjes së kryer më shumë se një herë”.
Sigal