Kapet ‘tmerri’ i policisë italiane, kush është shqiptari me 12 emra

85
Policia italiane ka vënë në pranga gjatë ditës së djeshme një shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, në pranga është vënë Shkëlqim Cala 44 vjeç, i cili u zbulua se banonte në një banesë në Nodica, fshat në komunën Vecchiano.
44-vjeçari ishte dënuar me 8 vite e 5 muaj burg për veprat që ka kryer, ku mbi të rëndojnë akuza si ‘vjedhje, ‘rrëmbim personi’, ‘shfrytëzim prostitucioni’, ‘zjarrvënie’ etj.
Shqiptari kishte një veprimtari kriminale që prej 15 vjetësh, ndërsa nga mediat italiane konsiderohet si ‘gangster shqiptar’.
Duke pasur parasysh rrezikshmërinë e 44-vjeçarit, për kapjen e tij morën pjesë dhjetëra efektive si dhe një helikopter që monitoronte zonën.
Për të shpëtuar nga arrestimit, Shkëlqim Cala ka përdorur më shumë se 12 identitet të rreme.